Butrinti, 30 vite në UNESCO

Si sot 30 vite më parë në Santa Fe, të Nju Meksiko, ShBA u mblodh sesioni i 16të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Komiteti analizoi dhe përditësoi listën e pasurive botërore prej datës 7-14 dhjetor të 1992, duke klasifikuar për herë të parë qytetin antik të Butrintit pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore sipas kriterit (c iii).

Prej këtij sesioni e në vazhdim kufijtë e hartës së Butrintit si Pasuri Botërore e UNESCOs kanë ardhur duke u zgjeruar, e në vitin 2007 gjithë territori i Parkut Kombëtar Butrint aprovohet si zonë buferike për pasurinë botërore.