Sarandë, rikualifikimi infrastrukturor gati në prag të sezonit turistik

Bashkia Sarandë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, duke ndërhyrë me investime të ndryshme në infrastrukturën rrugore të Sarandës.

Rrugët kryesore mbi shëtitoren janë duke iu nënshtruar një rikonstruksioni tërësor për të ofruar më shumë mundësi lëvizjeje për këmbësorët.

Bashkia Sarandë ndau në rrjete sociale aspekte nga puna që po kryet për zgjerimin e trotuareve, restaurimin e lulishteve dhe stolave në trotuare.

Përmirësimet e projektuara pritet të shtrihen edhe brenda hapësirave të shatërvanit, i cili do të organizohet me një koncept të ri, për të ofruar më shumë çlodhje e rekreacion, për të gjitha moshat.