Rama uron Ditën e Flamurit me logon e aeroportit të ri të Vlorës

Shqipëria feston sot Ditën e Flamurit, 109 e vjetorin e Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të uroj shqiptarët me disa fotografi të stemës së aeroportit të Vlorës duke njoftuar  nisjen e punimeve në këtë kantier.

“Mirëmëngjesi, gëzuar 28 Nëntorin”, shkruan Rama krahas fotove.

Rama është shprehur se do të realizohet ëndrra e kahershme për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.