Mbyllet gjyqi për Belerin, më 13 shkurt pretenca e SPAK! Avokati: Proces nul, e qartë se duan ta dënojnë

Në GJKKO përfundon shqyrtimi i dojses për Fredi Belerin kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës i pandehur për akuzën e blerjes së votave. Pasi u dëgjua dëshmia e specialistes së burgjeve seanca u shty për më 13 shkurt, ora 14:00 ku pritet që SPAK të japë konkluzionet e veta.

‘E bëjnë procesin të paligjshëm. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund. Duket qartë se duan të dënojnë.’- tha avokati i Belerit.

Në gjyq ishte thirrur për të dëshmuar mbi dëshminë e penalitetit të Belerit të administruar nga SPAK, Anila Pace, 25 vite specialiste në Drejtorinë e Burgjeve.

Për këtë dëshmi mbrojtja pretendon se ka të dhëna të pasakta mbi faktin rezulton apo jo i dënuar Beleri.

Jam pyetur përpara disa muajsh nga Prokuroria e Posaccme për dëshminë e penalitetit të Belerit. Kam dhënë dëshmi përpara agjentëve të BKH. Institucionet shtetërore kanë akses ne regjistrat gjyqosorë, për të parë nëse një shtetas është apo jo i dënuar. Në rast se një person rezulton i dënuar, prokuroria në këtë rast, dërgon kërkesë për historikun e tij. Dokumenti printohet vetëm në rast se një person është i pandënuar. Prokuroria nuk kq akses të printojë dënimin. Të dhënat vihen ne dispozicion nga ne. Në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqsore rezulton i “Rehabilituar”. Unë si specialiste, për kerkesat individuale nga E Albania” e çaktivizoj sistemin kur rezulton “I dënuar” dhe ia jap “I pandënuar”.

Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokuroritë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i pandëuar, por nuk kanë akses në te dhëna të tjera. Në këte rast KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna per gjendjen gjyqsore dhe unë i kam dërguar të dhenat qe është i dënuar.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.