Rama nga Madridi: Kemi rritje të turistëve spanjollë në Shqipëri, vizitorët e huaj janë ndjerë të sigurtë tek ne

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë, dhe nga Madridi po zhvillon një konferencë shtypi kushtuar Shqipërisë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, bashkë me Gabriel Escarrer Jaume, CEO i gjigantit ndërkombëtar “Meliá Hotels International” që ka ardhur në Shqipëri me një seri kontratash.

”Kemi rritje të turistëve spanjollë në Shqipëri. Vizitorët e huaj kanë qenë të sigurt te ne. Sipas statistikave të BE jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Evropë.

Britania është vendi i parë, ata thonë se kjo lidhet me faktin se atje kanë shkuar shqiptarë”, tha Rama.