Procedohet penalisht i moshuari nga Saranda, dëmtoi ullinjtë e fqinjit

Specialistet për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. E., 69 vjeç, banues në Sarandë.

Kjo pasi i moshuari ka dëmtuar disa pemë ulliri, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.