Sarandë, digjen dy makina brenda servisit pranë Urës së Gajdarit

Dy automjete në një servis pranë Urës së Gajdarit në Sarandë janë djegur.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Dyshimet e para thonë që kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, sidoqoftë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.