Shpallet në kërkim 35- vjeçari nga Saranda, dhunoi motrën e tij

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. Sh., 35 vjeç, banues në Sarande.

Kjo pasi ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.