Porti bregdetar i Sarandës, nisin prenotimet dhe përgatitjet për sezonin e ri

Porti i qytetit të Sarandës është një nga pikat më kryesore të hyrjeve dhe daljeve të turistëve nga mbarë bota. Sipas specialistit të portit, Plarent Shehu nëpërmjet agjencive të ndryshme kanë nisur prenotimet për vitin 2024,dhe janë duke bërë përgatitjet për pritjen e krocerave me hapjen e sezonit të ri në muajin mars.

“Nëpërmjet agjensive që operojnë me portin tonëm kemi pasur prenotime për vitin që vjen, janë bërë dhe oraret për 2024-ën. Në mars do hapet sezoni i krocerave dhe pse anijet turistike fillojnë të vijnë që këtë muaj”, tha Shehu.

Porti i Sarandës edhe gjatë këtij muaji vijon të presë turistë vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur të qëndrojnë me ditë ose javë në bregdet, në bazë të paketave që ata kanë zgjedhur.

Vizitorët kryesisht kanë qenë nga zonat nordike, por nuk kanë munguar belgët dhe francezët.

Viti 2024 parashikohet të ketë një sezon veror të mirë dhe prurjet do të jenë të larmishme, duke qenë se Saranda tashmë është kthyer në një nga destinacionet kryesore të turizmit.