Bashkia Finiq nis punimet për rikonstruksionet e rrugëve të fshatit Karroq

Shërbimi Teknik i Bashkisë Finiq, së fundmi ka nisur punimet për rehabilitimin e kalueshmërisë së rrjetit rrugor te fshatit Karroq, duke rritur aksesin e sigurt të banorëve.

Në veçanti, ndërhyrjet kanë të bëjnë me pjesën e brendshme të fshatit malor, si dhe pjesën nga ura e re ushtarake deri në Postën Kufitare të Ripesit.