Në kërkim për vrasjen e delvinjotit, por shëtit i lirë; mediat greke publikojnë videon e Elis Salajt

Mediat greke kanë publikuar një video të të shumëkërkuarit shqiptar, Elis Salaj, 35 vjeç nga Fieri, i cili akuzohet për vrasjen e 39-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami.

Video është postuar në rrjete sociale dhe Salaj duke i pa shqetësuar krah një grupi personash.

Sipas mediave greke, policia ka konfirmuar se vrasja e datës 21 shkurt është kryer pikërisht nga Salaj në Nea Ionia të Athinës.

Pavarësisht kësaj, Salaj, i cili rezulton pjesë e grupit kriminal të vetëquajtur “Lions”, vazhdon të shëtisë i lirë.

Ky grup kriminal është i njohur në Greqi për krime të shumta e të rënda dhe trafiqe të paligjshme.

Më herët për vrasjen e Pëllumb Islamit janë ndaluar edhe 34-vjeçari Olsian Nurixhi alias Ernest Nurixhi si dhe një 24 vjeçar shqiptar i njohur si “Dhimitri” apo “Nektarios”.

Grupi “Lions” dhe lokali “Bella Vita”, që njihet si pika e tyre, dyshohet se kanë lidhje me një personazh të njohur të botës së krimit, i burgosur në Greqi për trafik kokaine nga Amerika Latine dhe me disa ngjarje të tjera të rënda në shtetin fqinj.

I riu nga Fieri, bashkëpronar i një lokali nate në shtetin fqinj, i shpëtoi një atentati në dhjetor 2022 dhe dyshonte se autor ishte vëllai i viktimës.