Investimet në Ksamil: Bypass nga Liqeni Butrintit dhe 2 parkingje të mëdha

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi theksoi në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC, u ndal tek projektet e reja infrastrukturore që do të nisin brenda këtij viti.

Berberi përmendi zgjerimin e rrugës ekzistuese të Ksamilit, i cili vitin që shkoi tërhoqi një numër të madh turistësh të huaj.

“Ksamili doli si zbulim Iituristëve në 2023 dhe reklamë më të madhe se sa i ka bërë Ksamili Shqipërisë nuk ka.

Atëherë se duhet t’i shkojmë paralelisht të gjitha zhvillimet ekonomike të Shqipërisë. Do të ketë zgjerimi të rrugë s ekzituese me korsi emergjence dhe korsi pedolanesh biçikletash.

Do të bëjmë një Bypass nga krahu pas kodrës. Për më tepër, bashkia e Sarandës po merr nismën që të krijojë dy parkingje të mëdha. Brenda këtij viti fillojnë punimet.”, tha Berberi.