Zyrtari i bashkisë: Të huajtë rezidentë në Sarandë më të gatshmit për tu vaksinuar

Zëdhënsi i bashkisë së Sarandë, Thoma Nika, shprehet së rezidentët e huaj që jetojnë në Sarandë janë më të interesuarit për të marrë dozat e vaksinave anti-Covid.

Nika thekson se mes shumë rezidenteve të juaj ka dhe familje amerikane që kërkojnë të vaksinohen.

“Të huajt rezidentë në Sarandë, mes tyre familje amerikane, janë më të interesuarit dhe më të gatshmit për të marrë vaksinën”, nënvizon Thoma Nika.

Në Sarandë proçesi i vaksinimit vijon me të gjitha grup moshat nga 18 vjeç e sipër. /Sarandanews.com/