Turizmi dimëror në Sarandë, Çipa: Kemi nisur të mendojmë për ekonominë e dimrit
Kreu i shoqatës së operatorëve turistikë, Arben Çipa tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se janë duke menduar edhe për ekonominë e dimrit në Sarandë.
Me angazhimin për t’i bërë festat në qytet të paharrueshme si asnjëherë tjetër, Çipa tha se turistët tashmë do ta konsiderojnë Sarandën edhe një destinacion dimri, e jo vetëm vere.
“Sa i përket pjesës ekonomike, mendoj që shkon paralel me situatën aktuale. Saranda nuk është mësuar të mendojë për ekonominë e dimrit, por mendoj se nga kjo situatë që ne po ndjekim do të lëvizë padyshim dhe natyrën ekonomike të Sarandës periudhën e dimrit, por çka është shumë e rëndësishme situata e krijuar shoqërohet me turizëm dimëror, që ka ekzistuar dhe vitet e tjera nga turistë të huaj. Këtë vit ata janë shtuar,” – u shpreh Çipa.