Në kërkim për drogë, arrestohet 36 vjeçari në Sarandë

Një 36 vjeçar nga Konispoli, i shpallur në kërkim për drogë, është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin korrik të vitit 2022, në banesën e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme