Sarandë: Për 2022-shin, Bashkia ka pritshmëri për një sezon turistik të suksesshëm

Për vitin 2022,  Bashkia e Sarandës   ka pritshmëri për një sezon turistik të suksesshëm.

Sezoni turistik sipas deklarimeve të Ministres së linjës Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit,  do të nisë zyrtarisht më 1 maj 2022, por sipas filozofisë së re për zhvillimin  e turizmit, i gjithë viti 2022 duhet të konsiderohet një ‘vit turistik’.

Sipas kreut të Bashisë Sarandë Adrian Gurma, bashkia dhe operatorët turistikë  hyjnë në 2022-shin më të përgatitur.

“Janë përfunduara në kohë të gjitha kontratat e plazheve dhe mund të jëmi ndoshta e para bashki në rang vendi që I kemi përfunduar qind për qind kontratat  një vjeçare të stacioneve të plazheve me subjektet private”, –tha Gurma.

Sipas tij në dispozicion të turistëvë  gjatë sezonit veror, janë edhe 8 stacione plazhi më tepër ndërsa referuar sipërfaqes, mësohet se gjatë këtij vitit,  në hapësirën e palzheve të Sarandës shtohen edhe 8000 m2 plazhe.