Piktorët e Jugut ndalen në Galerinë e Artit në Sarandë

Ekspozita “Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta”, me vepra të përzgjedhura të pikturës prej fondit të Galerisë Kombëtare u çel në galerinë e qytetit bregdetar të Sarandës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bën të ditur se, veprat e ekspozuara vijnë në këtë ekspozitë nën kurimin e studiueses Suzana Varbarica.

Sipas saj, ekspozita krahas, vizitorëve dhe artëdashësve fton sidomos të rinj, që duan të mësojnë më shumë për vlerat dhe emrat e rëndësishëm në artet pamore.

“Rreth veprave të një koleksioni të pasur, ku spikasin emrat e Paskalit, Paços, Dhramit, Dilos, Shimës, Haxhiut, Kamberit, Shabanit, Jonuzit etj. zhvillohen orë edukimi me nxënës shkollash, që na mbushin me optimizëm për artistët dhe publikun e së ardhmes”, tha Margariti.