Andon Dhima reagon pas arrestimit të atentatorëve: Policia të zbardhë urdhëruesit

Biznesmeni Andon Dhima ka reaguar sëfundmi pas arrestimit të katër personave që dyshohet se i përgatiten atij një atentat në hyrje në pallatit pak ditë më parë.

Dhima përshëndet policinë për operacionin e kryer duke kërkuar që organet e drejtësisë të mos shantazhohen nga asnjë presioni për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Biznesmeni shkruan se i qendron deklarimeve të mëparshme në lidhje me ngjarjen duke kërkuar nga policia dhe prokuroria vijimin e hetimeve.

Policia arrestoi katër persona në lidhje me atentatin e dështuar ndaj Andon Dhimës.

Të arrestuarit janë:

Grid Leno, 45 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më par me 6 vite burgim per vjedhje me armë në shtetin Gjerman.

Albin Hoxha, 35 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par për plagosje me armë.

Të dy ata dyshohet se shkuan tek pallati i Dhimës për ta qëlluar, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar si bashkëpunëtorë.

Policia bëri me dije se ata janë:

Maringlen Matohiti, 30 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.

Enea Hoxha 26 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par me 4 vite e 9 muaj per “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”.