“Bravo Saranda, Bravo Olti Çaçi”, Kumbaro: Ia dolëm ta bëjmë jo vetëm destinacionin e verës, por edhe të dimrit

Dekoret dhe dritat shumëngjyrëshe i dhanë Sarandës tjetër pamje, i cili është zbukuruar për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Ministria e Turizmit Mirela Kumbaro ka publikuar disa foto nga shetitorja e qytetit.

Zbukurimi i qytetit dhe ndezja e dritave ka bërë që shumë qytetarë dhe fëmijë të dalin dhe të shijojnë këtë atmosferë festive.

”Dimer ne Sarande

Bravo Saranda Bravo Olti Çaçi

Shtepizat festive te Krishtlindjeve sarandiote – nder me te bukurit ne Europe qe ne vitin e pare

Ia dolem, fale ekipit fantastik te Sarandes, i dolem ta bejme Saranden jo vetem destiancionin e beharit por edhe te dimrit”, shkruan Kumbaro.