Veliera e vjedhur në Sarandë, reagon Gjergj Luca: Një përgjigje për mediat e tallavasë! Veliera është pronë e “Rozafës”

Biznesmesni Gjergj Luca ka sqaruar përmes një videoje në rrjetet sociale se peshkatarët e kompanisë “Rozafa” nuk kanë vjedhur asnjë veliere.

Luca  shprehet se veliera, lajmi për të cilën është përhapur në mediat e “tallavasë dhe portalet cinike” siç i cilëson ai, se është vjedhur nga peshkatarët e Rozafës, në fakt është pronë e kësaj kompanie.

Ai shton se gjithçka është një keqkuptim dhe shprehet se do të sqarohet ky ngërç, sepse nuk ka asnjë llogjikë, kjo që ka ngritur Policia Kufitare bashkë me Prokurorinë.

”Tani kjo komedia e institucioneve tona që janë lënë njëra-tjetrës që për mua është një keqkuptim dhe një pafatësi interpretimi që mua më thonë që Rozafa dhe peshkatarët e Rozafës kanë vjedhur një veliere.

Një pyetje kam, kujt ia kam vjedhur velieren? Sipas gjithë legjislacionit dhe Kodit Detar Ndërkombëtar dhe Kodit Detar Shqiptar, ajo veliere është pronë e kompanisë Rozafa”, thotë ai ndër të tjera.