Trupi i dekompozuar në Xarrë, flet motra e 53-vjeçarit: Ja pse nuk e denoncuam të humbur

Motra e 51-vjeçarit Adnant Jaupi, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, ka rrëfyer se nuk e kishin shpallur në kërkim viktimën pasi ai shpeshherë shkëpuste kontaktet me familjen.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të Hapur”, ajo u shpreh se me vëllain kishte folur gati 1 muaj më parë dhe e dinin që punonte në zonën ku u gjet i vdekur.

Motra e Adnant Jaupit tha se me policinë kanë kontaktuar vetëm ditën djeshme (15 nëntor) kur i dhanë lajmin e rëndë. Ajo u shpreh se i vëllai ishte beqar.

“Nuk e kishim shpallur të humbur. Kemi folur me të 1 muaj më parë. Ai nuk ishte bari, punonte në një fermë në Sarandë në Konsipol. Mbillte dhe kujdesej për

ullinjtë, portokallet. Këtë punë mbante. Ne e dënim që ai punonte se këtë gjë e ka bërë më përpara. I shkëpuste lidhjet për 2-3 muaj dhe më pas kontaktonte. Nuk

kishim shkuar as në polici. Ishte hera e parë dje që mori policia e Sarandës, që dhanë lajmin që është gjetur I vdekur dhe kaq. Ai ishte beqar.”, tha ajo.