Pas kokës, gjendet edhe trupi i dekompozuar në Xarrë të Konispolit

Grupi hetimor i Policisë së Sarandës ka mundur të gjejë pjesët e tjera të trupit të groposur në fshatin Xarrë të Konispolit.

Pas kokës që u gjet mbrëmjen e së martës, sot është gjetur edhe trupi i groposur disa metra më tutje në të njëjtin vend.

Mbetjet kockore në proces dekompozimi, por që janë evidentuar inde, janë dërguar në laboratorin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.

Dyshohet se trupi është groposur gjatë muajve të fundit.