Dhunoi një person dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 34- vjeçari nga Saranda

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Sarandë.

 

Kjo pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin B. O., 63 vjeç, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shoqërimin në komisariat.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.