U paraqit i plagosur në spitalin e Sarandës, policia ngre dyshime për Hekuran Murtajn
Policia e Sarandës nuk është mjaftuar me deklarimin e 33 vjecarit Hekuran Murtaj, i cili u paraqit disa orë më parë i plagosur në spitalin e Sarandës.
Plaga e rëndë në krah që i ka shkaktuar thyerje të kockës dhe disa të dhëna kontradiktore të dëshmuara nga i plagosuri, kanë bërë që policia të dyshojë nëse vërtetë Murtaj është plagosur nga një plumb që ndodhej në tokat e tij.
Ngjarja, sipas burimeve, ka ndodhur në fshatin Vagalat të Bashkisë Finiq.
Murtaj rezulton se ka toka në posedim në këte fshat por edhe në fshatin Markat të Bashkisë Konispol, të cilat i përdor për bujqësi, ndërsa realisht banon në fshatin Stjar të Bashkisë Delvinë.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se në spitalin e Sarandës ai ka deklaruar se banonte në Tiranë. Për shkak të gjendjen së rëndë, ai ështe nisur me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës.