Ministrja e Arsimit mesazh për rifillimin e proçesit mësimor: Respektoni masat anti-Covid

Nëpërmjet një videoje sensibilizuese për respektimin e masave anti-COVID ku përcillen mesazhe nga vetë nxënësit, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor.

 

“Më këtë video ku me shumë dashuri ? përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre! ? Suksese e mbarësi të gjithëve! ? #maskë ? #distancë ↔️ #higjienë”- shkruan ajo.

Njëkohësisht, ajo apelon fort që gjithsecili prej nesh të jetë i kujdesshëm në respektimin e këtyre rregullave që janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit dhe rikthimin sa më parë në jetën normale të mëparshme.