Gjashtë raste të reja me koronavirus në Delvinë, mes tyre një polic bashkiak

Janë konfirmuar gjashtë raste të reja me koronavirus në Delvinë.

Rastet e reja janë kontakte të rastit që rezultoi pozitivë një ditë më parë.

Ndërkohë, mes gjashtë rasteve që kanë rezultuar sot pozitivë, pas tamponëve, është edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Delvinës.

Rasti i djeshëm dyshohet se e ka marrë virusin nga dy Kosovarë.