Rama i prerë me Greqinë: Leksione për minoritetet, Shqipërisë nuk i jep dot askush, asnjë vend, zero

Në konferencë për Censin e Popullsisë, kryeministri Edi Rama tha se ndihet krenar për mënyrën sesi shteti shqiptar trajton minoritetet.

Ai theksoi se Shqipëria ka legjislacionin më të avancuar evropian sa i përket minoriteteve dhe se askush nuk mund t’i japë leksione për këtë çështje.

“Dua të theksoj edhe për minoritete në Shqipëri. Jam shumë krenar për shumë gjëra për Shqipërinë po një nga gjerat që më bën më shumë krenar është se Shqipëria ka legjislacionin më të theksuar europian.

Legjislacionin e ri për minoritete e kemi bërë pa na e kërkuar njeri dhe deshëm të bënim legjislacion optimal rrezatuese. Jam krenar për mënyrën sesi Shqipëri i ka trajtuar komunitetin minoritar. Nuk ka asgjë të ndryshme.

S’ka asnjë minoritar të vetëm që të ngrihen dhe të thotë kam një problem se lidhet me faktin se jam në një etni tjetër. Ne e dinim shumë mirë se ka në çdo aspekt gjëra për të përmirësuar. Leksione për minoritetet, Shqipërisë nuk i jep dot askush, asnjë vend, zero”,- tha Rama.