Rrahën turistin polak në Sarandë, nisin hetimet për 2 shqiptarët

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç, të dy banues në Fier.

Ditën e djeshme, në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak S. A., 44 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.