‘Pushimet e vjeshtës’, Saranda në krye të hartës së turizmit

Saranda vazhdon të kryesojnë hartën e turizmit.

Në  qytetin bregdetare prenotimet janë të kënaqshme edhe për muajin shtator.

Me një kapacitet prej 100 mijë shtretërish, Saranda dhe Ksamili në bregdetin jonian vazhdojnë të mirëpresin turistë në shtator.

“Parashikohet si një periudhë e suksesshme. Trend janë grupet e organizuara dhe turizmi i kroçereve”, tha Eva Mato, drejtoria e Turizmit në Bashki.

Gjatë muajve korrik dhe gusht Saranda dhe Ksamili u vizituan nga më shumë se 800 mijë turistë, shifër rekord krahasuar me vitet e tjera.