Prefekti Mamaj, takim për mbarëvajtjen e mësimit në qarkun e Vlorës

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj zhvilloi një takim me institucionet përgjegjëse për masat e marra në sistemin parauniversitar në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor 2023-2024.

Gjatë takimit u diskutua për masat e marra, lidhur me infrastrukturën shkollore, regjistrimin online, dezinfektimin e ambienteve shkollore, pajisjen me mjetet didaktike dhe furnizimin me tekste shkollore.

Zyrat Vendore Arsimore të qarkut Vlorë kanë marrë masat për procesin e pajisjes së nxënësve me tekste shkollore, për regjistrimin e tyre dhe për përgatitjen e ambienteve të institucioneve arsimore.

Të hënën, datë 11 shtator, në të gjithë institucionet e arsimit parauniversitar do të nisë viti i ri shkollor 2023-2024.