FOTO/ Drejtuesi i mjetit shkel rregullat, futet me makinë në mes të pedonales në “Syrin e Kaltër”

Me investimin e ri të kryer tek “Syri i Kaltër” është ndaluar në një segment qarkullimi i makinave, duke e kthyer atë pjesë në një pedonale për këmbësorët.

Mirëpo ka ende shoferë të papërgjegjshëm që shkelin rregullat e vendosura nga institucionet, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Ditën e sotme qytetarët kanë denoncuar një rast ku një makinë me targa të huaja është futur mes përmes pedonales me makinë duke krijuar panik tek ata.