FOTO: Kush janë 2 turistët italianë që u përplasën për vdekje në një aksident në Sarandë

Dy turistë italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, me origjinë nga Pozzuoli, humben jetën mëngjesin e sotëm nga një aksident rrugor në Sarandë.

Mediat italiane kanë publikuar foto të 2 turistëve që humbën jetën.

”Rreth orës tre të mëngjesit, dy turistë italianët po ktheheshin në Sarandë, një qytet bregdetar në jug të vendit, me një motoçikletë, kur një makinë Mercedes Benz, e drejtuar nga një adoleshent shqiptar, pa lejen e drejtimi, i preu rrugën.

Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në mjet me të përfunduan në spital”, shkruan media italiane.