Ç’mendon Jorgo Goro për “Belerin”?

E ndërsa Fredi Beleri ka trazuar sërish Himarën, me burgosjen e tij dhe fitoren e tij më 14 maj, çuditërisht dhe pabesueshmërisht me vota labe e jo filogreke(500 sosh nga Tërbaçi, Bolena e Dukati), Jorgo Goro, atë që Greqia e ka bërë hasha pasi ka zgjedhur të jetë shqiptar në punën e tij, vijon punën në menaxhimin e fshat-qytetit më të madh të Bregut me identitet fluid si ende kryebashkiak në detyrë.

Në një reagim të orëve të fundit, Goro përçon dhe nëntekste të fuqishme lidhur me protestën e diskutueshme për Belerin pak ditë më parë, duke lënë të nënkuptuar se pas gjithçkaje që ndodh aty është Greqia.

“Së bashku me stafin e Bashkisë Himarë, jemi në krye të punëve për të menaxhuar çdo detaj për të garantuar sukses të një sezoni turistik.

Dhe kjo përpos “turbolencave artificiale”, të gatshëm për të rritur temperaturat në Himarë çdo mesgushti, me apo pa perforcime interesash ‘minore’ të cilat vijnë më shumë nga andej ‘matanë’ se sa këtej nga ku edhe i kemi dalë zot punëve prej një dekade”.