Bllokohet rruga në Muzinë, transportieri i sondës së naftës nuk merrte dot kthesën

Për rreth një orë rruga nacionale drejt Sarandës është bllokuar pranë fshatit Muzinë.

Shkak është bërë një automjet që transportonte një sondë nafte.

Për shkak të përmasave të mëdha dhe rrugës së ngushtë në një kthesë, automjeti nuk e merrte dot kthesën për të zbritur dhe vijuar rrugën drejt Sarandës.

Dhjetra automjete qëndruan bllokuar në të dyja anët e rrugës derisa u bë një ndërhyrje me eskavator për t’i krijuar hapësirën e duhur makinës së rëndë që kishte vështirësi për të marrë kthesën.