Qafë Botë, po transportonin me fugon 42 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona

Fugoni me 42 emigrantë të paligjshëm u ndalua në vendin e quajtur “Liqeni i Bufit”.

‘Transportonin kundrejt pagesës, me fugon, 42 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sherbimet  e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit,në bazë edhe të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Xara”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B 43 vjeç dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Liqeni i Bufit”, duke transportuar me një automjet tip furgon, kundrejt pagesës, 42 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.’-thuhet në njoftimin e policisë.