Zedhenesi i Belerit akuze Jolio Dines: Lejove Jorgo Goron te votonte ne Qark

Zedhenesi i fushates se Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli ka akuzuar sot keshilltaret opozitare te Qarkut Vlore se kane lejuar Kryetarin ende ne detyre te Bashkise Himare, Jorgo Goro, qe te votoje ne mbledhjen e Keshillit te Qarkut Vlore edhe pse ai nuk ka fituar zgjedhjet e 14 Majit. Dhuli duket se ka shenjestruar keshiltarin e Bashkise Sarande dhe Keshilltarin e Qarkut Vlore, Jolio Dine, i cili ne dy zgjedhjet e fundit parlamentare ka qene kandidat per deputet i Partise Demokratike. Ne nje dokument te publikuar nga Dhuli, rezulton se Jolio Dime ishte Kryetar i Komisionit te Votimit ne Keshillin e Qarkut Vlore. Dhuli me tej ka akuzuar se keshilltaret e djathte kane votuar pro kandidatures se Ervis Mockes per Kryetar te Keshillit te Qarkut, duke shenjestruar serish Jolio Dinen por ndoshta edhe keshilltaren tjeter, Zana Piro. Dine dhe Piro jane dy keshilltaret opozitare te Sarandes qe jane edhe anetare te Keshillit te Qarkut Vlore.

Reagimi i Skerdjan Dhulit:

“Ky është proçesverbali i mbledhjes së këshillit të Qarkut Vlorë.
3 janë problemet që shoh unë këtu:

1. Këshilltarët “opozitarë” nuk kanë paraqitur kandidaturë të tyren. Opozitë pa alternativë mbi faqe të dheut është vetëm kjo jona (siç nuk pripozoi kandidat për president vitin e kaluar)
2. Të gjithë këshilltarët e “opozitës” kanë votuar kandidatin e pushtetit.
3. Pjesë e këtyre votave është edhe e Jorgo Goros i cili ka humbur me turp në Bashkinë Himarë por shkon voton në këshillin e qarkut.
Pse u lejua ? Sepse opozitarët që do e ndalonin, në fakt janë çuar aty me përzgjedhje nga Edi Rama sepse siç dihet, të gjitha këshillta bashkiake në qark i ka Rama dhe për pasojë ai zgjedh edhe cilët prej këshilltarëve shkojnë në këshillin e qarkut”.