Plagosja e puntorëve në shëtitoren e Sarandës, reagon PD: Bashkia dhe firma të tregojnë çfarë fshihet pas

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas rënies së një tende metalike dje në shëtitoren e re të Sarandës.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe kandidati për deputet i Sarandës Jolio Dine, i cili ka denoncuar vedosjen e tendes metalike jashtë çdo standarti sigurie.

Sipas kandidatit Dine, aty do ndërtohej një lokal e jo një Infopoint.

“Tre puntore janë plagosur dje pas rrëzimit të kësaj platforme hekuri. Kjo është një skenë krimi që për të cilin sot prokuroria dhe policia e Sarandës duhet të jenë në këmbë për të çuar para drejtësisë autorët e vendosjes se kësaj platforme kundër çdo rregulli.

Në kemi një tjetër apel që është për bashkinë e Sarandës dhe firmën kontraktore që të zbulojë dhe të bëjë të ditur për publikun gjithë projektin e kësaj platforme në këtë pjesë të lungomares. Të shpjegojnë se për çfarë është e destinuar kjo platformë.

Sot nuk duhet të heshtim pasi tre puntorë ndodhen në spital të plagosur për shkak të rënies së kësaj platforme dhe bashkia dhe firma kontraktore duhet të tregojnë për publikun se për çfarë është e destinuar kjo platformë”, u shpreh Jolio Dine. /Sarandanews.com/