Vizita e kroçeres së famshme në Sarandës, Rama: Bregdeti shqiptar mikpret shifra rekord vizitorësh

Saranda vijon të jetë destinacioni kryesor i korçerave të huaja gjatë këtij sezoni turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbërritja e kroçerës  “Explorer of the Seas”, e cila mbërriti sot në Portin e Sarandës.

“2700 turistë nga e gjithë bota mbërrijnë në Sarandë me të famshmen “Explorer of the Seas Cruise”, duke u prezantuar për herë të parë me kartolinën e bregdetit shqiptar që edhe këtë verë po mikpret shifra rekord vizitorësh”, tha Rama.

Kroçera u vizitua edhe nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, i cili thekson se “ishte kënaqësi të vizitoj këtë anije të mahnitshme dhe të prezantoj bukuritë e qytetit tonë. Jemi krenarë që Saranda vazhdon të jetë një destinacion i preferuar për udhëtarët nga e gjithë bota”.

“Sot forcojmë lidhjet dhe promovojmë turizmin, duke hapur dyert e qytetit tonë për mundësi dhe emocione të reja”, tha Çaçi.

Turistët kanë vizituar Butrintin dhe sitet turistike e arkeologjike të Sarandës si dhe kanë shijuar kulinarinë shqiptare të zonës.