Rama publikon fotoalbumin e javës, përfshin Adrian Gurmën dhe aktivitetin në Sarandë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një përmbledhje të aktiviteteve të javës përmes një fotoalbumi.

Fotoalbumi nis me vizitën e tij në Sarandë, ku nisën eksportet e peshkut ton, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013, sot ka plot 27 destinacione.

Një tjetër moment në këtë fotoalbum është takimi sensibilizues me qytetarët në Elbasan, mbi ligjin për Bashkëqeverisjen, ku Rama deklaroi sot se ambicia e kësaj qeverie është që në vitin 2022 të mbyllen të gjitha sportelet në Shqipëri.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama ka publikuar foto edhe nga hapja e Rrugës së Arbrit, prej 1 shekulli e ëndërruar nga shqiptarët. Kjo rrugë shkurton ndjeshëm distancën mes Dibrës dhe kryeqytetit, duke e bërë të përshkueshme për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhej ose nga 4 orë që bëhej deri dje.

Një tjetër moment i fotoalbumit të kryeministrit ishte edhe vizita e tij në SHBA ku vizitoi nga afër  mjediset e organizatës “Automation Alley”, Detroit Michigan, me përfaqësues të industrisë automotive amerikane, të interesuar për investime në Shqipëri.

Fotoalbumi përmbyllet me vizitën e tij në një biznes shqiptar në Detroit në Michigan.