VIDEO: Grida Duma dhe Ervin Salianji shijojnë pushimet në një jaht të ankoruar në Sarandë

Ish deputetja e PD, tashmë moderatorja televizive Grida Duma, është filmuar duke drekuar në një jaht të ankoruar në Sarandë.

Në videon e publikuar nga hashtag.al, shihet qartë teksa Salianji shërbehet nga një punonjëse dhe më pas drejt tij shkon Grida.

Një lidhje intime mes të dyve është përfolur shpesh në disa media, pas publikimit të disa mesazheve telefonike, për të cilat thuhej se i përkisnin bisedës mes dy (asokohe) deputetëve.

Vetë protagonistët e videos së mëposhtme nuk kanë komentuar kurrë për një marrëdhënie mes tyre.

Më poshtë mund të shihni videon e publikuar nga hashtag.al.