Në pediatrinë e Sarandës ka mesatarisht 50 vizita dhe 15 shtrime në ditë

Temperaturat afërsisht 40 gradë celcius, tepër shqetësuese edhe në Sarandë, kanë rritur ndjeshëm fluksin edhe të fëmijëve , që kanë nevojë për ndihmë mjekësore edhe në repartin e pediatrisë.

Mjeku pediatër Ptolemeo Peta në prononcimin e tij shprehet se shkaqet e rritjes së numrit të fëmijëve, të sëmurët kanë të bëjnë me gastroenteritet dhe infeksionet e lëkurës.

Sipas pediatrit prindët duhet të kujdesen që fëmijët të mos qëndrojnë në mjedise me diell pas orës 11:00 dhe të përdorin ushqime me sasi të lartë likuidesh në dietën e të vegjëlve.

Në pediatrinë e Sarandës ka mesararisht 50 vizita dhe 15 shtrime në ditë.

Përveç pediatrisë të tjerë pacientë u drejtohen qendrave shëndetësore verore në Ksamil e Borsh.