Shpërdanin drogë në lokalet e natës, arrestohen dy të rinj në Himarë

Dy të rinj nga Borshi janë vënë në prangat e policisë pasi shpërndanin drogë nëpër lokalet e natës në Himarë.

Dy personave, 26 dhe 34 vjeç, iu gjetën rreth 130 doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia sekuestroi drogën, një shumë parash dhe dy celularë në cilësinë e provës materiale.