Rama ndan pamjet nga pikat doganore e “Qafë-Botës”: Portat tokësore të Shqipërisë turistike presin turistët e panumërt
Rikualifikimi i peizazhit në pikat hyrëse doganore synon unifikimin e paraqitjes së njësive të shërbimit, si prezantimi i parë i turistëve të huaj me Shqipërinë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga pikat doganore të Hanit të Hotit, Murriqanit, Kakavijës, Kapshticës, Qafë Thanës dhe Qafë Botës.
“Portat tokësore të Shqipërisë turistike, pikat tona doganore, presin të buzëqeshura turistët e panumërt që po ‘pushtojnë’ vendin tonë të bekuar nga qielli, deti dhe toka”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Projekti i rikualifikimit të peizazheve në pikat doganore synon të ofrojë një mikpritje dhe përcjellje dinjitoze të vizitorëve që hyjnë në vendin tonë.
Projekti i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në koordinim institucional me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka nisur fillimisht në pikat doganore më të rëndësishme për sa i përket flukseve turistike, për të vazhduar më pas në të gjithë territorin.