“Ne jemi me pushime, po juve?”, Meta dhe Kryemadhi përshëndesin shqiptarët nga Saranda

Pas Ilir Metës, ka reaguar edhe Monika Kryemadhi.

Ashtu si i shoqi, edhe ajo shkruan se ndodhen në Sarandë, ndërsa ka postuar edhe një foto me Metën.

“Mirëmëngjes nga Saranda!

Takohemi sot me të rinjtë e LRI në Kampin e Jalës”, shkruan Kryemadhi.

Të dy bashkëshortët reaguan këtë të hënë me anë të postimit të disa fotove, pas lajmit se po pushojnë në Greqi.

Ata nuk reaguan që dje kur doli lajmi, por me sa duket kanë pritur të kthehen në Sarandë, për të thënë se po pushojnë në Shqipëri.