Italiani kthehet në Sarandë/ Vizitoi vite më parë qytetin me prindërit, tani vjen me miqtë

Në udhëtimin e parë pa familjen ky grup  të rinjsh italianë zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë. Xhulio iu sugjeroi miqvë të  pushonin në Sarandë.   Vizita e katër viteve më parë i kishte lënë mbresa.

“Kam qenë këtu perpara 4 vitesh.   Kam ardhur me krocierë, me familjen. Erdha në Sarandë, vizitova edhe Butrintin. Më pëlqeu shumë gjithë ajo arkeologji antike. Pastaj vizituam Ksamilin.  Ishte një vend me shumë bukuri”

Natyra i ka surprizuar.

“Në aspektin  e natyrës jemi të surprizuar, është një vend që jashtë qendrës së banuar është një mrekulli, malet , lumenjtë që pamë përgjatë rrugës me makinë, peisazhi ishte i mrekullueshem. Tani duam të vizitojmë Sarandën dhe të shohim sesi është pjesa tjetër e Shqipërisë”

Sugjerimi i mikut të tyre thonë se  ia ka vlejtur.   Të rinjtë presin të zbulojnë më shumë.

“Ai ne menyre te vecante na foli per Saranden.  Udhëtuam  me avion.  Atje morem makinen dhe erdhem.. po e shijojme.  Shetitorja pergjate detit eshte shume e bukur dhe mezi presim te shohim me teper nga ky vend”

” Rruga nga Tirana deri ketu ishte shume e bukur.   Dhe kjo lungo mare ketu ne Sarande eshte shume e bukur,  me kete perendim…”

Vitet e fundit Saranda është kthyer në një destinacion tërheqës për italianët. Hotelet e shtëpitë  e pushimit për gushtin janë prenotuar më së shumti prej tyre.