Posta Sarandë thirrje pensionistëve: Qëndroni në shtëpi, pensioni do ju vijë në shtëpi

Posta e Sarandës përmes një komunikimi, ka bërë të ditur se pensioni për të moshuarit do ia dërgojnë në shtëpi.

“Ne kuader te situates se emergjencec , njoftohen te gjithe pensionistet te cilet e marrin pensionin e tyre ne Filialin e Postes Sarande , se pensionet nuk do te jepen ne sportelet e Filialit te Postes Sarande por do t’ju sillen ne banese , e vlefshme kjo dhe per Zyrat Postare ne Fshat .
Per kete telefononi ne nr e meposhtem dhe lini te dhenat tuaja :
-0697863091
-0692258411
-0694714585
-0688052644
-Emer Mbiemer
-Ne e kartes se identitetit
-Nr telefoni
-Adresa e sakte
Po ashtu kerkojme korrektesi si ne dhenien e te dhenave tuaja dhe ne momentin kur skuadra jone te jete ne shperndarje , duhet t’ju gjejne ne banese”, thuhet në njoftimin e Postës Sarandë. /Sarandanews/