Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit
Butrinti ka qenë e mbetet siti arkelogjik më i famshëm në Shqipëri, me vizitueshmërinë më të lartë dhe një ndër reklamat më të forta të Shqipërisë turistike.
Një zbulim italian në vitet ‘20-’30 me autor të famshmin Ugolini, Butrinti që ahere do kishte vizitueshmëri turistike.
Bëhet me dije ky fakt nga një e dhënë arkivore.
“A e dini se qindra turistë vizitonin qytetin e lashtë të Butrintit në vitet ‘30?
Parku Kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.
Midis mureve të qytetit, muzeut, kështjellave dhe teatrove shkruhet historia e qytetit antik.
Në vitin 1935 Zyra Turistike nëpërmjet shkresës bashkëlidhur, njoftonte ardhjen e 400 turistëve të huaj për të vizituar gërmimet arkeologjike të Butrintit.
Po ashtu, jepeshin udhëzimet e duhura për lehtësimin e masave për pritjen e turistëve dhe përjashtimin e tyre nga taksat e qytetit”, thuhet nga Arkivi Shtetëror.