Himarë, policia ‘pastron’ plazhin publik nga çadrat private! Çmonton shezlonget prej druri! Plazhi i lirë për pushuesit

Prej ditësh policia e shtetit ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e plazheve që janë caktuar si publike, pra për përdorim të lirë për të gjithë ata që duan të shkojnë pa paguar privatin për vendin ku duan të ulen.  Aksioni po vijon në vijën bregdetare në jug të vendit, në plazhe tepër të frekuentuara për pushuesit.

Ditën e sotme tre raste janë konstatuar sërish në Himarë, ku tre persona janë vënë nën hetim nga policia, pasi zaptuan hapësirat publike në plazh duke vendosur çadra dhe shezlongët pa leje.

Kontrollet kanë nisur nga Dhërmiu dhe gjatë ditës së parë të këtij operacioni, u konstatuan 3 raste të pushtimit të hapësirave publike për t’i shfrytëzuar.

Gjatë operacionit u sekuestruan 37 çadra dhe 68 shezlongë, ku për pasojë u kepën dhe u vunë në hetim në gjendje të lirë tre persona:

-R. I., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 15 çadra dhe 30 shezlongë;

-L. C., banuese ne Tirane, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 12 çadra dhe 24 shezlongë;

-E. A., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 10 çadra dhe 14 shezlongë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Plazh i lirë” vijon.