Policia e Sarandës shpall në kërkim një person: Ka vjedhur tela elektrik

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. I.

Kjo pasi dyshohet se ka vjedhur disa metra tel elektrik, në lagjen nr.4, Sarandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.