Adriana Abedini, emërohet drejtuesja e re e Njësisë Administrative Ksamil
Adriana Abedini eshte Administratorja e re e Njësisë Ksamil.
Emërimi i saj në këtë detyrë është firmosur nga Kryetari i Bashkisë, Oltion Çaçi.
Abedini zëvendëson në këtë detyrë Valbona Oruçin, e cila tashmë është ngarkuar me një detyrë të re në Drejtorinë e Arsimit pranë Bashkisë Sarandë.
Valbona Oruçi e drejtoi Njësinë Administrative të Ksamilit për rreth 7 vite.
Prezantimi u bë nga Florian Saliu, Nënkryetar i Bashkisë dhe Eliana Demi, shefe e Kabinetit në Bashkinë e Sarandës.